Prezantimi i Kursit SEO Bazë

Kursi SEO Bazë i ofruar nga shkolla jonë është një program gjithëpërfshirës i ndërtuar për të ofruar njohuri thelbësore mbi optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO). Ky kurs fokusohet në mësimin e teknikave që ndihmojnë në përmirësimin e pozicionimit të faqeve të internetit në motorët e kërkimit si Google, për të siguruar një trafik organik të synuar. Gjatë kursit, do të mësoni për konceptet kryesore si:
- Si funksionojnë motorët e kërkimit dhe si optimizohen faqet për t’u renditur më lart.
- Hulumtimi i fjalëve kyçe, teknikat për të zbuluar fjalët më të rëndësishme për bizneset dhe përmbajtjen tuaj.
- SEO on-page dhe off-page, për të përmirësuar si përmbajtjen e faqes, ashtu edhe reputacionin jashtë faqes përmes lidhjeve (backlinks).
- Analiza dhe raportimi SEO, përdorimi i mjeteve të avancuara për të monitoruar performancën e faqes.
Për kë është ky kurs?
Kursi është i përshtatshëm për individët që duan të fillojnë një karrierë në marketingun digjital dhe SEO, profesionistët që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre, si dhe për bizneset e vogla që duan të optimizojnë praninë e tyre online. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në SEO, por pasioni për teknologjinë dhe marketingun është i mirëpritur.
Përfitimet dhe mundësitë profesionale
Në përfundim të kursit, të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një diplomë profesionale të njohur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, që vërteton ekspertizën tuaj në SEO. Pjesëmarrësit më të mirë do të kenë gjithashtu mundësinë për të marrë pjesë në stage dhe mundësi punësimi në kompaninë tonë, duke filluar një karrierë premtuese në marketingun digjital.
Moduli 1 | Themelet e Google dhe Marketing
Prezantimi i modulit
-Prezantimi i Google dhe Marketingut Digjital
-Çfarë është Google dhe roli i tij në marketingun digjital
-Kuptimi i nevojave të përdoruesve në internet
-Ekosistemi i Google
-Përmbledhje e ekosistemit të Google
-Hulumtim i thellë në YouTube si një platformë marketingu
-Përdorimi i Google My Business për marketingun lokal
Moduli 2 | Optimizimi i Motorëve të Kërkimit (SEO)
-Parimet e SEO-s
-Introduksion në SEO dhe roli i tij në marketingun bashkëkohor
-Dinamikat e motorëve të kërkimit dhe algoritmet e Google
-Instrumentet dhe Teknikat e SEO-s
-Analizë e instrumenteve kryesore për hulumtimin e fjalëve kyçe dhe analizën konkurruese
-Teknologjitë dhe praktikat për optimizimin e përmbajtjes (SEO në faqe)
-Optimizimi i përparuar
-SEO për imazhe dhe video: teknikat për të maksimizuar pozicionimin
-Menaxhimi i lidhjeve brenda dhe jashtë për të përmirësuar autoritetin e faqes
-Analiza dhe Raportimi
-Përdorimi i instrumenteve si Screaming Frog për analizën teknike të faqes
-Tutorial për Google Analytics dhe Google Search Console për të monitoruar performancën
-Core Web Vitals
-Praktike mbi kursin
–Provimi final per Diplomen Profesionale (1 ore)
Studentet qe do te kalojne provimin dhe do te marrin diplomen Profesionale ne Seo Baze , me te mireve mund ti ofrohet nje internship dhe me pas edhe nje vend pune. Nese studenti deshiron te specializohet me tej, duhet te ndjeke edhe Kursin Seo te avancuar.
Kursi intensiv zgjat 20 ore dhe do te zhvillohet ne ditet 17-18-19 Tetor 2024 :
E Enjte – 8 ore
E Premte – 8 ore
E Shtune – 4 ore
Kosto e Kursit SEO Specialist Baze: 300 euro
Numri i studenteve eshte i limituar ne 10, prenotoni tani vendin tuaj